Trump thërret me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Tensionet mes Iranit dhe SHBA kanë arritur kulmin. Garda Islamike Revolucionare e Iranit ka sulmuar sot me raketa dy baza ushtarake në Irak ku ndodhen dhe trupat e ushtrisë amerikane. Sulmi vjen si hakmarrje pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit të akuzuar për akte terrorisre, Qassem Soleimani.

Shtëpia e Bardhë në një njoftim urgjent për mediat informoi se Presidenti Donald Trump është vënë në dijeni të sulmit dhe po njihet me detaje e reja për zhvillimet në Irak. Gjithashtu Trump ka thirrur dhe këshilltarët e sigurisë në një mbledhje urgjente për reagimin pas sulmit. Sekretari i Shtetit Mike Pompo, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Sper dhe ushtarakët më të lartë në ushtrinë e SHBA janë thirrur në takim urgjent nga Donald Trump.

CNN njofton se Presidenti  Donald Trump, pas takimit me Këshillin e Sigurisë pritet të mbajë një fjalim para kombit amerikan, ku do të shprehë dhe qëndrimin e tij për sulmin ndaj Iranit.

YouTube player

SHKARKO APP