FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turma demokrate ka rrethuar Ministrinë e Brendshme

Turma e protestuesve të opozitës, janë zhvendosur tashmë pranë Ministrisë së Brendshme, në tentativë për të hyrë brenda në ministri.

Burimet raportojnë se vetë ministri ndodhet brenda godinës së Ministrisë në këto momente, e cila është e rrethuar edhe nga nëj kordon i përforcuar policie.

Protestuesit vijojnë të hedhin tymuese drejt hyrjes kryesore të Ministrisë së Brendshme, ndërsa pavarësisht tentativave për të çarë kordonin e policisë, situata duket ende nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që para në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protesta kaloi qetësisht, pasi u regjistruan vetëm disa tymuese të hedhura dhe disa shtyrje mes turmës dhe kordonit të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?