Tusk në Tiranë, të enjten Rama takon Merkel

Në kuadrin e një turi tre ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku do takohet me zyrtarët e vendit.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Në axhendën e presidentit të Këshillit të Europës, thuhet se Tusk do të takohet me kreun e qeverisë shqiptare në orën 12:40 dhe në orën 13:15 do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?