Tymi i zi pushton Vlorën, merr flakë vend grumbullimi i mbetjeve urbane

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel. Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit.

Tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe të rrezikojë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?