U përjashtua nga Byroja, Mehmetaj: Edhe herën e kaluar më ndodhi pa arsye

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e përjashtuar nga Byroja për 10 ditë, tha në studion e “360 Gradë” në Ora News, se edhe herën e kaluar u përjashtua pa arsye.

Mehmetaj: Përjashtimi jonë nga Kuvendi tregojnë standardet e shumëfishta që përdor kryetari i Parlamentit. Unë kam qenë një nga të përjashtuarat edhe në fund të dhjetorit. Më ndodh në mënyrë të çuditshme se edhe herën e kaluar tjetër kush bëri zhurmën, unë mora përjashtimin. E ndamë bashkë pa arsye, edhe këtë herë. Një javë më parë LSI, i ka dërguar një letër Byrosë përjashtimin e Edi Ramës nga Parlamenti që nuk është thjesht kryeministër por edhe deputet. Kur ne përjashtohemi pa arsye, Edi Rama që përdor fjalor fyes, kalohet me një poezi ose metaforë. Edi Rama përdori shkarkuesin e radhës sot, gjeti Ditmir Bushatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?