FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U përjashtuan nga Kuvendi, Gjykata Administrative rikthen deputetët e PD-së në Parlament

Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.

Vendimi për shfuqizimin e masës u dha ditën e sotme me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

Për Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin, shfuqizimi ishte i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimi me 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ky afat ka përfunduar dhe të tre deputetët mund të rikthehen në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Grupit të PD-së.

Deputetët që u përjashtuan me 40 ditë janë:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?