Ukraina kandidate për anëtarësim në BE, Rama: Shpresoj të mos presin 117 vjet!

Nga Austria, ku ndodhet si pjesëmarrës në Forumin Europian Wachau, Kryeministri Rama ka vijuar të mbajë qëndrimet e tij të ashpra lidhur me BE, vendimet e saj dhe mënyrën e funksionimit të Unionit.

Ndërsa përsëriti rastin e Bullgarisë, të cilin e konsideroi si një vend që ka marrë peng një vend tjetër, ai tha se zgjerimi është transformuar në një mjet për të marrë peng mjetet e tjera, për hir të problemeve të brendshme.

Rama e cilësoi BE-në jo shumë të shëndetshme, ndërsa për Ukrainën u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Morën një ilaç për depresionin që është mirë për moralin dhe hormonet, për një farë kohe, por më tej duhet të përballen me problemet që po përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit të hedhin sytë nga Maqedonia e Veriut, 17 vjet kandidate. Ti je kandidat për t’u martuar kur flet, nuk mund të jesh kandidat për t’u martuar me dikë që të thotë: Nuk jam gati për të folur me ty, 17 vjet. Ata ndryshuan edhe emrin. Imagjinojeni Austrinë të ndryshojë emrin për të qenë në BE. Shqipëria numëron 8 vjet. Shpresoj që për Ukrainën të mos jenë 117 vjet”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?