Ushtria vendos në përdorim dronët Bayraktar, Peleshi ndan pamjet: Rrisim ndjeshëm aftësitë e mbikëqyrjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë ditën e sotme pamje të dronëve Bayraktar të blerë nga forcat shqiptare, duke u shprehur se përmes tyre po rriten aftësitë e mbikëqyrjes dhe sigurisë.

“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, u shpreh Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?