Vaksinimi i personaliteteve, Artan Fuga shpërthen ndaj Ramës: Lidheni këtë të marrë! Ky është genocid

Akademiku Artan Fuga e cilëson “krim” deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që do nisë vaksinimi te personalitetet mbi 80 vjeç. Përmes një mesazhi në “Facebook”, akademiku Fuga shpreh revoltën pas deklaratës së Ramës.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte një krim, një genocid, një marrje përgjegjësie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte një eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur.

Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”, shkruan Fuga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?