FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Valter Glos: Miratimi i vettingut, një hap përpara me drejtësinë

Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Valter Glos në një intervistë për Ora News, e quajti një hap përpara më shumë drejt implementimit të reformës në drejtësi, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vettingut.

Valter Glos:“Mund të themi që falë Zotit jemi dhe një hap më përpara. Reforma në drejtësi, në të cilën Shqipëria ka bashkëpunuar dhe me projektin Euralius dhe me ekspertë ndërkombëtarë konsiderohet prej shumë palëve si një reformë e mirë dhe ne si Fondacion “Konrad Adenauer”, sikurse dhe shumë të tjerë, shpresojmë që ligji i vettingut të konceptohet dhe të zbatohet në mënyrë të tillë që të ketë efekt, veprim dhe të përputhet me standartet ndërkombëtare”.

I pyetur për ngritjen e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve dhe caktimin e anëtarëve, Glos shprehu domosdoshmërinë e përfundimit sa më parë të këtij procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valter Glos:“Tashmë na mbetet të presim se kur këta persona të emëruar, të zgjedhur do të fillojnë me punën e tyre. Na mbetet gjithashtu të presim që zyrat apo vendet ku do të zhvillohet kjo punë të pajisen me bazën e nevojshme për të zhvilluar punën e tyre. Dhe ne do të ndihmojmë me përvojën tonë gjermane do të mbështesim palën shqiptare dhe sapo të kërkohet ndihma jonë, ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, janë shqetësuese gjetjet e sondazhit të OSBE për perceptimin e qytetarëve shqiptarë për komunizmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?