Vangjel Dule: Pse nuk e dënon askush djegien e flamurit grek?

 

Pas djegies së flamurit grek në selinë e organizatës Omonia në Sarandë, ka reaguar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ai është takuar me ministrin e Brendshëm, ndërkohë që thotë se i vjen keq që asnjë forcë politike nuk e ka dënuar këtë akt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryetari i PBDNJ z. Vangjel Dule u takua sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri dhe i shprehu atij shqetësimin për djegien e flamurit kombëtar grek ne selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akte të tilla urrejtjeje, theksoi z. Dule, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit grek.

Ndaj është me rëndësi të veçantë zbulimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore i autorëve, si edhe marrja e masave parandaluese në vazhdimësi për mospërsëritjen e akteve te ngjashme.

Gjithashtu, z. Dule shpreh keqardhje për faktin se ky akt, nga çdo këndvështrim i shëmtuar, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë force politike dhe as nga shoqëria civile,” thuhet në njoftimin e PBDNJ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?