FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vangjel Dule: Rama po na fut në sherr me Greqinë

“Shqipëria në krizë të paprecedentë në diplomacinë e jashtme”, shprehet kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule,në një intervistë për IN TV. Sipas tij, ky është rezultati i politikës së jashtme të ndjekur nga qeveria Rama që prej ardhjes së saj në pushtet.
Ende Athina zyrtare nuk ka reaguar pas deklaratave të shefit të qeverisë shqiptare, por Vangjel Dule thotë se Rama po dëmton marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik.
Por Shqipërisë nuk i duhen kriza të jashtme në kushtet që vendi pret një përgjigje nga Komisioni Europian në muajin dhjetor për çeljen e negociatave. E një veto e Greqisë mund të kishte pasoja për vendin tonë. Por Dule ka këtë bindje.
Sa për çështjen e Himarës, Dule thotë se reagimi i Athinës është në mbrojtje të qytetarëve të saj, ndërsa për arrestimin e dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme shqiptare kreu i PBDNJ ka këtë qëndrim.
Vangje Dule:
“Është e çuditshme që dy shoferë të qarkullojnë materiale të padeklaruara”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XbnHleSDAbI” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?