Vasili: Edi me telefon përballë Edit pa qeveri!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson të gabuara qëndrimet e Edi Ramës për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se në komunikimet me qytetarët në telefon, Edi Rama po e pranon se qeveria dhe institucionet nuk egzistojnë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi me telefon përballë Edit pa qeveri!

Edi me telefon në dore bën sikur zgjidh ndonjë hall, merr ndonjë urim hallexhinjsh, të cilëve ua tall keqas iluzionet për zgjidhje dhe me së fundi nenqesh me kënaqësi e thotë: jua hodha, jua prisha mendjen, jam i zoti për propagandë, jam ujk i mashtrimit, jam mjeshtër për të hedhur hi syve, jam jam jam……!

Është, është, është gjithçka është.

Por kryeministër nuk është.

Me telefon Edi ua thotë vetë të gjithëve, që s’ka qeveri, s’ka zyra që funksionojnë, s’ka strukturë shteti serioz.

Ka, ka, ka vetëm një zero shtet, që i ngjan plehut, sipër të cilit kakaris me tefon në dorë Edi vetë.

Edi po tregohet rob zoti me shqiptarët dhe nuk po i gënjen fare.

Po ua thotë copë që s’ka qeveri dhe maksimumi, që mund të kapin është nja 30 sekonda muhabet me Edin.

Ndizni qiri që të mos jetë Edi me ndonjë sekëlldi, ndonjë kollë, marrje fryme apo diarre e të vjella se edhe kete gallatën me telefon e humbet dhe s’e kapni dot më as këtë.

Ndaj askush të mos qahet për mungesë sinqeriteti nga Edi.

Ai e bëri të vetën.

Jua tha cope: që sa të jem unë harrojeni shtetin, bëjini dua estradës me telefon, mbani njëri-tjetrin dhe bëjini derman kokës.

SHKARKO APP