Vasili: Edi! Shko te infektivi, mbështeti heronjtë dhe nëse trembesh shkojmë bashkë!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për takimet e sotme të Edi Ramës me qytetarët në rrugë. Në një postim në Facebook ai shprehet se kryeministri duhet të shkojë te mjekët e infektivit dhe të mbështesë mjekët.

Ja postim i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi shko te infektivi, mbështeti heronjtë dhe nëse trembesh shkojme bashkë!

Edi Rama u thoshte shqiptarëve :

“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!

Ndërsa po vetë Edi Rama del me një tufë sejmenësh rreth e përqark dhe sigurisht edhe me një që do ta filmojë çfaqjen e tij.

Edi ata që kanë nevojë për mbështetje janë mjekët, infermierët dhe sanitaret e spitalit infektiv, heronjtë siç i kanë pagëzuar më të drejtë.

Edi shko takoji, shko në spitalin infektiv, jepu mbështetje dhe kurajo në sakrificen e jashtëzakonshme të tyre.

Ti thua jemi në luftë dhe ti udhëheq luftën.

Shko Edi, komandanti i luftes në spitalin infektiv, shko atje se heronjtë po të presin.

Po nuk pate kurajo, guxim e trimeri dhe po tu desh shkojmë edhe bashkë, po nuk vajte dot vetëm.

P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmeneve

SHKARKO APP