FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Emrat që përmendi Lu janë të Adham’utit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në facebook, se Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu i dha emrat që kërkonte dje kryeministri Edi Rama në kuvend për personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

”Adham’uti Kryeministër donte emra dhe Donald Lu ja tha. Adham’uti kryeministër dje ne parlament kishte merak të madh që të kishte emra konkrete për përfshirjen në trafiqe dhe veprimtari kriminale”,-shkruan Vasili.

Ambasadori Lu, përmendi emra që siç thotë vasili, janë të gjithë të Adhamutit (Edi Rama). ”Donald Lu foli sot qartë dhe me emra konkretë. Të gjithë emrat që përmendi Lu janë të Adham’utit. Adham’uti eshte i kapur dhe nuk ben shtet vetem zhben shtetin”,-shton më tej Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?