Vasili: Është koha e popullit…
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka postuar sot në Facebook një poezi të njohur të Ismail Kadare. Bashkë me tekstin e poezisë “Koha e popujve”, Vasili duke ju referuar situatës aktuale politike. shkruan se “rrënojat e përçudnimit të shpirtprishurve ai do t’i fshijë dhe drita e re do të jetë e ndritur si vetë shpresa qe do të lindë”.
Postimi i plotë i Vasilit në FB:
Është koha e popullit. Rrrenojat e perçudnimit te shpirtprishurve ai do t’i fshije dhe drita e re do te jete e ndritur si vete shpresa qe do te linde.
Koha E Popujve
Kur superkafshet dridhnin boten,
Njeriu gjunje nuk u ul
Ka pasur vite te mamutheve
Po kohe te tyre s’pati kurre.
Me brire te tmerrshem e klithma kobi
Mbi toke ata vune ligjin bishe
Megjithate ish kohe e njerezve
Dhe ky planet i njerezve ish.
Nga superpesha u vinte vdekja,
Ngecnin perbindshat ne batak.
Keshtu do ngecin supershtetet
Ne llum te globit pak nga pak.
Dhe kur net e ardhmen do zbulojne
Eshtrat e tyre neper bote,
Ashtu si eshtrat mamuthore,
Qe zoologet gjejne sot.
Kur te zbulojne konstruktet, dhembet,
Ate burokratizem-hata,
C’heronj, do thone, kane qene
Popujt qe rrojten tok me ta.
Ata q’u ngriten perballe tyre
Qe u qendruan trimerisht,
Ish kohe e tyre ajo, do thone,
Dhe ky planet i tyre ish.
KOHA JONË SONDAZH

