Vasili: Garda me armë në Kuvend, prokuroria do përballet me popullin

Seancën e së enjtes, në kuvend, u hodhën nga opozita drejt kryeministrit dhe ministrave miell, vezë dhe ujë, por kamerat fiksuan se oficerët që ruajnë Kryeministrin Edi Rama, kishin hyrë të armatosur në kuvend.

Në një reagim mbi këtë skandal, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se përballë kësaj shkelje të rëndë, Prokuroria hesht, por sipas tij, do të përballet me popullin.

”Prokuroria hesht dhe ka mbyllur sytë përpara kësaj ngjarje të tmerrshme për parlamentarizmin dhe respektimin e ligjit, ndërkohë që këto skena falë televizioneve i ka parë edhe shqiptari më i fundit”,-shkruan Vasili në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili shton se Kuvendi nuk mund të kthehet në një demostrim të oficerëve me armë dhe me fishekë, pasi mielli dhe uji nuk mund të ”vrisnin” Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Personat e armatosur hynë sallë për të mbrojtur jetën e kryeministrit të “kërcënuar” rëndë nga mielli dhe uji, ishte vërtet në “rrezik të madh” kryefrikacaku i qeverisë se mielli dhe uji të “vrasin”. Nuk mundet që për shkak të një frikacaku të kthehet salla e kuvendit në një demostrim të oficereve alabake me armë dhe me fishekë. Tanimë salla e parlamentit qeveriset nga garda e republikës me armë dhe pa armë, pasi nuk ka më kryetar parlamenti. Garda hyn e del siç i pëlqen dhe as që ja fishkellen fare kryetarit fiktiv të kuvendit”,-shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?