Vasili: Mosbindja civile vjen nga zhvatja, rriten taksat dhe shtohet varfëria

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News,

Vasili: Taksa e Rrugës kemi thënë të hiqet, taksa e shtuar e pronës, taksa shtesë e ujit. Janë taksa të reja që janë shtuar në mënyrë flagrante që nuk kanë arsye ekonomike për t’u paguar. Ka një vlerësim nga FMN që thotë se megjithëse ka një politikë rritje të taksave, të ardhurat nuk janë shtuar. Duke u rritur taksat, është rritur varfëria. Polarizimi është rritur në mënyrë të frikshme, jo sipas meje, por studimeve.

Mos bindja civile është një normë pas kjo zhvatje që nuk prodhon gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2013, gropa nga mos pagesa e bizneseve, tani gropa e hapur nga koncesionet është e frikshme, qindra milionë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdhi një alarm nga FMN dhe arriti edhe ambasada amerikane të thotë të njëjtën gjë. Kur bëhet fjalë për një humnerë që mund të na fusë brenda. Në 97 na futën piramidat.

Nëse mijëra qytetarë nuk do ta paguajnë ujin, të shohim se çfarë mund të bëjë qeveria.

Mosbesimi tek politika vjen nga problemet e mëdha”

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sqaron arsyet e mosbesimit të qytetarëve tek klasa politike.

Vasili: Zakonisht një vend që punët nuk i shkojnë brof dhe ka vështirësi të mëdha, zakonisht mos besimi është i madh. Po të mos kishte mos besim, nuk do të ishte Lëvizja Pesë Yjet forcë e parë në Itali, mos të flas për Gjermaninë. Polarizimi i shoqërisë, pavendosmëria e politikës për të marrë vendime, mungesa e transparencës. Ju e dëgjuat që nuk është bërë transparenca e duhur me qytetarët. Kjo bëhet pas kërciti druri? Besoj është një problem që nuk ka pasur tendencë të minimizohet. Në mjaft raste ka pasur tendenca për të mos imlikuar politikën duke përdorur kamuflazhe apolitike.

Kontrata për Rrugën e Kombit nuk është bërë me ligj”

Po ashtu, Vasili thotë se kontrata për Rrugën e Kombit nuk është bërë me ligj

Vasili: Një nga problemet e mëdha që ka kontrata është se nuk është bërë me ligj. Qeveria ka thënë se është tarifë, ndërsa në kontratë është taksë. Taksa dhe tarifa janë dy koncepte të ndryshme të shtetit. Ajo shkon në Parlament dhe ti ke një taksë të re.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?