Vasili: Policia e inkriminuar s’ka gojë të flasë për ligj! Jazëk!
Petrit Vasili e ka kundërshtuar ashpër qendrimin e Policisë ndaj protestës së sotme të opozitës, të cilën e ka konsideruar si të paligjshme.
Nnë një mesazh në rrjetet sociale, kreu i Grupit të LSI, Vasili shprehet: “Policia e inkriminuar shkel cdo ligj dhe qe dhunon e rreh qytetaret, qe i arreston qytetaret ne mes te nates ne gjume, qe gjakos deputetet, ka goje dhe flet per ligj. Jazëk!”
Po mbrëmë, Vasili, i ftuar në emisionin “Arena”, i pyetur nëse do të ketë dhunë nga policia ndaj protestuesve, tha se çdo lloj marrëzie mund të ndodhë. “Çdo lloj marrëzie mund të ndodhi. Siç ndodhi në Kukës mund të ndodhë prapë. Nëse policia e ka zgjidhur që të hyjë në konflikt me të gjithë qytetarët le të hyjë. Nëse e mendon se me 8 mijë trupa t’u kundërvihet mijëra qytetarëve le t’u kundërvihet. Kjo polici ka rekorde negative. Në rast se kjo polici me këtë moral të kompromentuar rëndë hyn në konflikt me popullin, le të hyjë”, deklaroi kreu u grupit parlamentar të LSI.
Reagimi i Vasilit erdhi pasi Policia e Shtetit deklaroi se nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve.
Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.
KOHA JONË SONDAZH

