Vasili: Rama e ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve më të mëdha të pastrimit të parave për vitin 2017. Në raportin e fundit mbi Strategjinë e kontrollit të narkotikëve, DASH thotë se Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrim parash për shkak të korrupsionit të gjerë dhe institucioneve të dobëta.

Pikërisht lidhur me këto të dhëna ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes kryetarit të saj të grupit parlamentar, Petrit Vasili thekson se Kryeministri Edi Rama e ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit.

Përmes reagimit të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaron se Kryeministri i zënë për fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqipërinë si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik të qeverisë dhe ekonominë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit foli qartë. Shqipëria është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të drogës, trafikut të qënieve njerëzore, krimit të organizuar.

Kryeministri i zënë për fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqipërinë si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik të qeverisë dhe ekonominë e vendit.

Ky kryeministër, që ekonominë kombëtare e shkatërron në emër të pastrimit të parave të zeza të krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.

DASH thotë:

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Koha e këtij kryeministri ka mbaruar.

Ky është thjesht një Gënjeshtar Global që është i sinqertë vetëm me kriminelët.

Shqiptarët janë pa drejtim ##

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?