Vasili: Rama, krahasoi popullin me organin mashkullor, nuk i duhet vendit
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar sërish qeverinë për vendimet e saj dhe kryeministrin për gjuhën e përdorur.
Vasili tha se viktimat më tragjike “të këtij kriminaliteti janë fëmijët e moshës 7-17 vjeç”. “Ata rrezikohen nga pedofilia, trafiku organeve, rreziku i kthimit në shpërndarës droge, e vrasës,” u shpreh Vasili.
Gjithashtu, Vasili preku edhe çështjen e rrugës së Kombit duke thënë se taksa duhet të hiqet për të gjithë, jo vetëm për banorët e Kukësit.
“Detyra e opozitës është të vazhdojë këtë rrugë që e shtruan dhe e hapën qytetarët për t’iu kundërvënë qeverisjes më të shëmtuar që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Rama u detyrua të bëjë videokonferencë, sepse ky kryeministër që donte bashkëqeverisje me popullin, nuk kontakton drejtëpërdrejtë me njerëzit.
Një kryeministër që ka krahasuar popullin me organin gjenital mashkullor, një bastard i tillë nuk mund të shfaqet në Shqipëri.
Ai ka humbur të drejtën morale për të qenë kryetar kuvendi se me votën e tij në Byronë e Kuvendit është bërë pjesë e këtyre bastardëve.
Kam dhe një problem madhor që lidhet me opozitën dhe fokusin e saj. Opozita nuk kthehet asnjë hap pas për anulimin e rrugës së Kombit, jo vetëm për banorët e Kukësit, por për të gjithë,” tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

