Vasili: Rama shkeli Kushtetutën, prokuroria të nisë hetimin ndaj tij për Rrugën e Kombit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i kërkon Prokurorisë që të nisë ndjekjen penale ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me shkeljen e Kushtetutës që kreu i Qeverisë ka bërë me Rrugën e Kombit.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili i bën thirrje Ramës që të japë dorëheqjen dhe ti nënshtrohet hetimit.

Komenti i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri të ikë! Prokuroria të fillojë ndjekjen penale, pasi shkeli Kushtetutën për taksën e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë si drita e diellit. Ja ç’thotë fjalë për fjalë:

“FINANCAT PUBLIKE

Neni 155

Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ky dhunues i Kushtetutës ja ka vënë në qafë taksën e Rrugës së Kombit njerëzve të thjeshtë PA LIGJ. E kuptoni, pa ligj.

Ç’pret prokuroria akoma?.. Apo e kanë zënë për fyti dhe nuk guxon?!

E ka më të lehtë prokuroria të procedojë e burgosë njerëzit e thjeshtë, ndërsa kryeministrin dhunues të Kushtetutës nuk e procedon, por e mbron dhe i bën shërbim antiligjit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?