Vasili: Rama të tregojë kush janë 163811 familjet që morën ndihma, ose të pranojë që gënjeu!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i drejtohet kryeministrit Edi Rama që të deklarojë kush janë familjet që kanë marrë ndihma dhe çfarë ndihmash kanë marrë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili i drejton tre pyetje Edi Ramës për këto familje që sipas kryeministrit kanë marrë ndihma.

Në vijim postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri të tregojë kush janë 163811 familjet që morën ndihma ose të pranojë që gënjeu!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ia përsëris pyetjet kryeministrit mëqënëse përdridhet dhe nuk përgjigjet.

  1. Cilat janë 163811 familjet, që kanë marrë sipas deklarimeve te tij, ushqime dhe ilaçe??

      2.  Çfarë ushqimesh kanë marrë??

     3.  Çfarë ilaçesh kanë marrë?

Nëse nuk pergjigjet do të thotë se gënjeu në menyrë të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?