Vasili: Rama urren banorët e kërcënuar nga kanceri, mbron inceneratorët
Vizitës së kryeministrit Edi Rama në Fier, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i përgjigjet me akuzën se qeveria urren banorët e kërcënuar nga kanceri, pasi mbron inceneratorët. Nga ana tjetër, Vasili thotë se inceneratorët në Verri të Fierit janë ngritur pa marrë mendimin e banorëve.
”Injoranca dhe ligësia e kryeministrit u shfaq sot në forme kriminale, kur ai mbrojti inceneratorin në Verri të Fierit. Si gënjeshtar i pacipë tha që u është marrë mendim banorëve. Nuk ju është marrë hiç asnjë mendim banorëve, ndaj banorët më shumë të drejtë kanë protestuar për ditë të tëra me të gjithë forcën”,-shkruan Vasili në facebook.
Nga ana tjetër, Vasili citon pjesë nga progres raporti për Shqipërinë. “Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë, përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve”.
Në fund Vasili e mbyll duke thënë se për kryeministrin s’ka asnjë rëndësi që banorët e Verrisë duhet të vdesin nga kanceri, boll që Rama të ketë xhepin plot.
KOHA JONË SONDAZH

