Vasili-Ramës: Kombëtares ja mbylli VIP-in në Rinas, studentët i duheshin të aktronte gomarllëkun
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjetin social Facebook shpreh indinajtën lidhur me ceremoninë live që kryeministri dha së bashku me studentët e ekselencës për fluturimin e parë të Air Albania. Sipas Vasilit, Rama ja mbylli Kombëtares dhomën Vipin në Rinas, ndërsa studentëve të Air Albania jo, duke u justifikuar se ishin shumë vetë ata të Kombëtares dhe nuk i përballonin dot.
“Po këta studentët sot i duheshin se po aktronte gomarllëkun dhe mashtrimin e radhës ndërsa Kombëtarja nuk i duhej më“, shkruan më tej Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri ordiner, Kombëtares ja mbylli Vipin në Rinas, ndërsa studentëve të Air Albania jo.
Para një jave ky ordineri, që kemi Kryeministër ja mbylli derën e shërbimit VIP në Rinas Kombëtares së Futbollit se medemek ishin shumë vetë ata të Kombëtares dhe nuk i përballonin dot.
Sot po ky i paturp del si Shvejk, po nga shërbimi VIP në Rinas bashkë me studentët që do përcillte me Fake Air Albania, që ishin nja tre herë më shumë se Kombëtarja.
Po këta studentët sot i duheshin se po aktronte gomarllëkun dhe mashtrimin e radhës ndërsa Kombëtarja nuk i duhej më.
Çfarë ordineri…..
KOHA JONË SONDAZH

