Vasili: Saimir Tahiri fshihet pas brekusheve të Ramës dhe PS që të mos arrestohet

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka cilësuar shpifje të ulta deklarata e bëra nga Saimir Tahiri në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Vasili deklaroi në një intervistë për Syri.net, se Tahiri as nuk i afrohet Metës, pasi ky i fundit ka vendosur standarde në politikën shqiptare.

Vasili solli në vëmendje se kur Ilir Meta u akuzua, ai dha menjëherë dorëheqjen dhe u vu në shërbim të drejtësisë, ndërsa Tahiri u fsheh poshtë brekusheve të Edi Ramës dhe deputetëve të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri një denglaxhi që u fsheh pas votës së socialistëve për mos u arrestuar. Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës. Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet. I dërgoi letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Ju nënshtrua gjykimit. Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri. Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp“, tha kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?