Vasili: SHBA lëshon alarmin, Edi Rama po fundos vendin

Në raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2017, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nënvizohet me të madhe se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.

Mbi këtë alarm të DASH, Petrit Vasili shkruan se raporti nxjerr në dritën e diellit, kalbësirën shtetërore që ka ndërtuar kryeministri. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, në një status në facebook nënvizon se: ”Lindja e ERTV, si televizion i ngjajshëm i Sadam Husejnit dhe nënshtrimi i turpshëm i televizioneve, që transmetojnë atë janë produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirisë së medias”.

Nga ana tjetër, Vasili shton se reforma në drejtësi është shkatërruar dhe tashmë drejtësia e kryeministrit garanton që ai dhe ministrat të mos hyjnë në burg, por njerëzit e thjeshtë e pa pushtet të burgosen pa faj si qytetarët kuksianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Tashmë çdo qytetar, por edhe gazetar e ka të qartë alarmin që vjen nga Amerika. Ky kryeministër i mbërthyer nga droga dhe krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas në parlament, media e kudo është thjesht një peng i tyre dhe rrënues i vendit”,-shkruan më tej Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?