Vasili: Shqipëria proteston, kryeministri fshihet
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar protestat e ditëve të fundit dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Në një koment në Facebook ai thotë se sa herë që në vend ka protesta dhe pakënaqësi të qytetarëve, kryeministri Edi Rama fshihet nga qytetarët.
Postimi i plotë i Vasilit:
“Kryeministri qe demek do qeveriste me popullin i fshihet popullit.Sa turp!!!
Kryeministri tha se do qeveriste medemek me popullin.Kjo ishte parulla me te cilen permbyti televizionet,facebook e twiter e cdo cmenduri qe i doli perpara.
Po tani??
Shoqeria civile tani eshte perpara kryeministrise dhe kryeministri rri i fshehur vrimave.
Populli del ne Kukes kryeministri struket ne Vlore e pastaj u flet me Ertv nga zyra.
Populli permbytet ne Shkoder kryeministri fshihet ne Korce.
Populli eshte ne gjithe rruget e Shqiperise ky zhduket fare nga qarkullimi.
Policet e Kryeministrit rrembejne popullin e Kukesit,naten ne gjume ky fshihet ne studiot e tv e ben sikur flet nga Australia.
Kjo ishte qeverisja e falimentuar e kryeministrit me popullin.
Ky kryeminister qe ja tall,ja perçmon,ja perbuz hallin popullit jo vetem nuk qeveris dot kurre me popullin,por e ka hak bile e ka pak drurin e popullit.”
KOHA JONË SONDAZH

