Vasili: Vetëm idiotët kërkojnë armiq të jashtëm imagjinarë

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili thotë se shkaqet për qëndrimet negative të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë duhen kërkuar në vend dhe jo të armiqtë imagjinarë.

Në një koment në Facebook, Vasili thotë se “Vetëm idiotet kërkojnë armiq të jashtëm imagjinarë”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm idiotet kërkojnë armiq të jashtëm imagjinare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreziku i vetëm dhe më i ligë për Shqipërinë janë ata, që qeverisin hajdutërisht këtë vend dhe që i bëjnë shqiptarët të mbeten pa bukë e në mjerim dhe të detyrohen të ikin nga Shqipëria që nga fëmijët e deri tek burrat e gratë e moshuara.

Kujt nuk i dhemb për tragjedinë e mijëra fëmijëve e të rinjve shqiptare nga 7 – 17 vjeç, që ikin mes rreziqeve të frikshme të rrugëve të botës, gjynahu iu ktheftë në mallkim“.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?