Vdekja e Belishovës, Presidenti Meta: U frymëzua me idealet e lirisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Liri Belishovës, në moshën 92-vjeçare. Në mesazhin e ngushëllimit, vlerësohet frymëzimi i të rejave si Belishova, që kultivuan idealet e lirisë.

”Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës antifashiste për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare”, shprehet Meta në mesazhin e tij.

Presidenti shkruan se Belishova është simboli i një jete me sakrifica e privacione ferri, por një nënë dhe grua që nuk iu nënshtrua së keqes.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Emri dhe jeta e Liri Belishovës, ishin dhe mbeten simboli i një brezi të papërsëritshëm idealistësh që zgjodhen rrugën e Luftës Antifashiste në emër të lirisë e dashurisë për atdheun, por edhe referenca më tragjike e një jete plot sakrifica e privacione ferri, për të mbetur gjithnjë nënë dhe grua që nuk iu nënshtrua kurrë të keqes, por që fitoi mbi të në emër të jetës dhe lirisë! U prehtë në paqe dhe iu bëftë shpirti dritë”,-shkruan më tej Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Belishova ishte e vetmja ndër liderët e regjimit komunist, që doli kundër Enver Hoxhës dhe kërkoi ndjesë për krimet e diktaturës. ”Kam qenë pa mbushur 14-vjeçe, kur shkova në mal partizane”,deklaronte Belishova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?