FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vdes Vllaznia”, presim vizita ditën e dielë!

Pas 99 vitesh ekipi i djepit të futbollit shqiptar, ka rënë një kategori me poshtë. Një ditë pasi klubi i “Vllaznisë” ra për herë të parë nga kategoria superiore në qytet ka pllakosur “zia”. Pas 99 vitesh shkodranëve do t’ju duhet ta ndjekin ekipin e zemrës në kategorinë e parë.

Ata nuk e “kapërdijnë” dot këtë fakt saqë vendosën ta shpallnin të sotmen “ditë zie”.

Në një vend në qendër të qytetit, aty ku vendosen lajmërime për të vdekurit ishte ngjitur edhe letra për “Vllazninë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?