Veliaj e rigjen pas disa vitesh mikun e tij të hershëm

Në vitin 2013, Elidoni ishte një djalë i vogël, që jetonte në rrugë, përballë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, pasi bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha ua kishte prishur banesën. Teksa luante në rrugë, ku kalonin makinat, ai theu edhe këmbën.

Në atë kohë njohu edhe një shok të veçantë, Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili sapo ishte emëruar në detyrë dhe mori përsipër strehimin e familjeve rome që ishin nxjerrë në rrugë nga bashkia. Asokohe, Veliaj e shoqëroi Elidonin edhe në spital për të vizituar këmbën.

Miqtë e vjetër u ritakuan sot pas 8 vitesh, kur Veliaj inauguroi Qendrën e re Komunitare në Shkozë, të ngritur nga Bashkia e Tiranës. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën, ndërsa në qendrën sociale të hapur nga bashkia, ndjek kurset e ndryshme që ofrohen aty për të gjithë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

As Elidoni nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër. Madje, ai ka ndjekur edhe më parë kampet verore që organizon herë pas here Bashkia e Tiranës për fëmijët që vijnë nga familje me vështirësi financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?