FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Ja pse nuk u kandidua Ditmir Bushati. Ideja e vendosjes së të vjetërve në “vijën e zjarrit” është e Ruçit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte i ftuar këtë të premte në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus prej ku ndër të tjera tregoi edhe arsyen përse ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk u kandidua.
“Isha në mbledhjen e kryesisë dhe ajo që dëgjova nga kryeministri ishte se ishte përpjekur për të promovuar mikun tim Ditmirin në një post në OSBE. Kur e dëgjova për herë të parë ishte diçka që kërciste dhe vinte pak erë konflikt interesi, sepse ne kishim dhe presidencën e OSBE-së dhe Ditmiri nuk e mohoi, kryeministri lobobte që Ditmiri të merrte një nga vendet kryesore. Ajo që kuptova ishte se tashmë, Ditmiri ishte përgatitur për një rol ndërkombëtar, i cili prej rrethanave dhe lobimit mes vendeve, nuk funksionoi. Kështu që më rezulton që ishte bërë një ‘check out’ nga grupi përpara se të vinim tek data e listës”,– tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kreu i Bashkisë së Tiranës tregoi dhe se e kujt ishte ideja për të vendosur të vjetrit në “vijën e zjarrit”, duke iu referuar kështu listave të Partisë Socialiste që shkojnë drejt zgjedhjeve të 25-Prillit.
Ne themi, ata që janë patriarkët, ata që janë kryesuesit e familjes, senatorët, sigurohen që futet e gjithë familja brenda në autobus dhe pastaj futen vetë. Është një strategji. Do ta shohim! Unë besoj se është një strategji fituese. Ka qenë ideja fillimisht e Gramoz Ruçit, i pari që e vuri veten në kufi. Ajo që Gramozi dëshmoi pati një energji të jashtëzakonshme. Vendosja e tij në kufij, caktoi se ku është kufiri. Me Partinë Demokratike, ti s’e kupoton ku është kufiri. Tek Saliu, tek Fatmir Mediu, Dash Shehi, te Dulja apo Shpëtim Idrizi?”,– tha Erion Veliaj.
Zgjedhje 2021 - Veliaj tregon pse nuk u kandidua Ditmir Bushati: Ja çfarë synonte Rama për të!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?