Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit: Do jemi një nga mbështetësit e palëkundur të Ukrainës

Siç edhe informoi pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar edhe kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.

Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se përgëzoi homologun ukrainas për guximin e treguar, ndërsa e siguroi atë se mbështetja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë shqiptare në Këshillin e Sigurimit ashtu dhe në NATO nuk do të mungojë.

“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqiperi”, nënvizon Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi u zhvillua në Pragë të Çekisë, ku u mbajt Samiti i Qyteteve për të ndikuar Ukrainën në rindërtimin e qyteteve ta shkatërrua nga lufta ruse e cila vijon prej më shumë shumë se 216 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?