Veliaj: Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje sa kam unë tek Edi
“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje sa kam unë tek Edi”. Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku foli për marrëdhënien mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. “Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Eshte fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie dhe ia di te gjitha problemet qytetit. Kush shpreson se fitorja do t’u vijë nga thashethemet e portaleve, u them paçi fat sepse jeni rëndë. Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI, por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeverinë qendrore dhe që përqafohet edhe nga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit”, tha Veliaj.
Sa i takon rikandidimit, kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se: “S’besoj se do ta kemi këtë sfidë. Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

