FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj pret 4 kryebashkiaket shqiptarë të rajonit: Nuk është projekt nacionalist, por praktik

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka pritur 4 kryebashkiakët shqiptarë të rajonit, atë të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, në vigjilje të ditës së pavarësisë.

Veliaj e vlerësoi këtë takim, duke theksuar se ky nuk është një takim nacionalist siç mund të pretendohet, por është një projekt praktik. “Në këtë prag festiv jam i lumtur që ti urdhëroj mirëserdhjen 4 miqve të cilët ndajnë të njëjtin pasion me mua.  Ky është takimi i parë i rrjetit të komunave dhe bashkive shqiptare në Ballkan.

Ky nuk është një projekt nacionalist, ky është një projekt praktik. Është fantastike që ne të jemi në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fati i Shqipërisë është që rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj besoj se është e rëndësishme të mësojmë nga njëri-tjetri. Sot do të kemi një ditë vizitash në Tiranë, për të parë disa nga projektet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë besoj se kur jemi bashkë dhe kur ndajmë të njëjtat vështirësi besoj që bëjmë një punë më të mirë.

Pas këtyre 5 bashkive kryesore, ne shpresojmë që rrjeti të zgjerohet në të gjitha bashkitë dhe komunat shqiptare në rajon.

Si takimi i parë kjo është vetëm një bërthame themeluese e unionit të bashkive shqiptare në rajon dhe besoj do të pasohet. Unë besoj me gjithë zemër se ky është shekulli i shqiptarëve, i shqiptarëve që punojnë dhe që e kanë fokusin tek arritjet.

Nuk jetohet vetëm me slogane, jeta e përditshme nuk është një ndeshje futbolli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?