Veliaj pret homologun nga Brukseli: Një mik i vërtetë i Tiranës dhe i shqiptarëve

“Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Brukselit, Filip Klose, në një takimin që pati me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Klose vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes Brukselit dhe Tiranës, duke theksuar se diaspora shqiptare në Belgjikë ka një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre lidhjeve.

“Ju e dini që Shqipëria, në veçanti Tirana, është në zemrën time. Ne kemi bashkëpunuar për shumë vite së bashku dhe është shumë e rëndësishme sepse para së gjithash, diaspora shqiptare është kaq e madhe në vendin tim. Por, gjithashtu është e rëndësishme për mua të ndaj se, si kryeqytet i Bashkimit Evropian, unë dua gjithmonë të dëshmoj se Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Veliaj e cilësoi kryebashkiakun Klose si një mik të çmuar të Tiranës dhe Shqipërisë, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë, veçanërisht në kohë sfidash, si tërmeti i vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju jam shumë mirënjohës për miqësinë! Pas tërmetit, ju ishit i pari që erdhët këtu për të vizituar disa nga familjet e prekura. Kur ditët janë me diell, edhe punët shkëlqejnë, të gjithë janë shok e miq, por kur ditët janë të vështira dhe kur janë ato ngrysjet e situatave sfiduese, aty duken shokët e vërtetë. Je një shok, një mik i vërtetë, jo vetëm i imi, por i të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shenjë mirënjohjeje, kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi Klose një jelek tradicional shqiptar, duke e quajtur një simbol të afrimit të tij me kulturën dhe traditat shqiptare. Vizita e kryebashkiakut të Brukselit në Tiranë u zhvillua në kuadër të “Paktit të Qyteteve të Lira”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?