Veliaj pret ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema: Shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këtë të martë priti në një takim të veçantë ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema, ku përmes një postimi në Twitter, thotë se kanë shkëmbyer ide të mira bashkëpunimi.

“Shumë i nderuar të prisja në Tiranë, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema! Gjatë bisedës shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane”, thekson Veliaj.

Masimo D’Alema ka mbajtur pozita të larta si në Itali dhe në arenën ndërkombëtare, ku një nga pozitat ka qenë dhe ajo e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë (Kryeministër) nga viti 1998 deri 2000, si kryetar i koalicionit të qendrës së majtë, dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga 2006 deri 2008.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?