Veliaj sfidon Grida Dumën: Të hënën s’kam dalë jashtë Tirane

Erion Veliaj i ka kthyer një përgjigje akuzave të PD, ndersa Grida Duma pretendon se ai, diten e hene ishte në Paris. Sipas tij, PD kërkon të mashtrojë opinionin publik ndërsa e sfidon përmes takimeve që ka mbajtur. Kreu i Bashkise bën me dije përmes deklaratës per media se ditën e hënë ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar për asnjë moment jashtë Tiranës.

“Ditë pas dite, në sytë e opinionit publik, Partia Demokratike po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigje të Partisë Demokratike, po e ripërsërisim se ditën e hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”.

Gjithashtu, ditën e Hënë, Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler.

E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.

Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.

Për transparencë, po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.

Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Kronikat e transmetuara në media te aktivitetit me Ministrin Klosi në “Hotel Doro”, datë 16 Janar 2017, ku mediat ishin te pranishme”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?