Veliaj sfidon opozitën: Ju kam mundur dy herë, fitoj prapë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sfidon Partinë Demokratike, duke thënë se i ka mundur dy herë dhe do të fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Erion Veliaj është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për buxhetin për bashkitë.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se do t’i propozojë qeverisë që të heqin TVSH-në për biletën e urbaneve si të jepet mundësi për rimburismin e akcizës së naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drama tipike shqiptare e dhe të shoqatave, duhet të mbarojë. Është hera e fundit që vijmë si dy shoqata, pasi herë tjetër do të vijmë bashkë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund edhe prapë. Sot erdha të zgjidhim ca halle. Transporti publik u gjet i privatizuar në 2015. Nuk kishim mundësi që të influenconim. Sot jetojmë në një situatë që tregu i naftës është ky që është. Ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të tregohet në parlament për akcizën e naftës. Një propozim që kemi është që të heqim TVSH-në e biletës”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?