Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj siguron banorët e “5 majit“: Kompensim 100% për pronën, minoranca e zhurmshme nuk bllokon dot progresin e qytetit

Politikë E enjte, 20 Janar 2022 15:17
Veliaj siguron banorët e “5 majit“: Kompensim 100% për pronën, minoranca e zhurmshme nuk bllokon dot progresin e qytetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguron të gjithë ata që preken nga procesi i rindërtimit i lagjeve të reja në zonën e “5 Majit”, se do të marrin kompensim të plotë pa humbur asnjë metër katror nga prona e tyre. Gjatë një takimi me përfaqësues të kompanive të shërbimit taksi në Tiranë, Veliaj tha se askush nuk mund të bllokojë progresin e qytetit duke kërcënuar.

“Secili po merr të njëjtat metra katrorë. Ke zaptuar 450 metra pa leje, do marrësh 450 metra, por tani të urbanizuar, me leje, nga arkitekti Stefano Boeri. Gjë më të ndershme se kaq nuk ka. Teksa ndodh kjo, pavarësisht se erdhe ti tek lumi dhe jo lumi te ty, do marrësh bonusin e qirasë. Krejt papritur, e gjithë media merrej dje me dy kriminelë dhe thoshte si do e vrasësh kryetarin e bashkisë? Me kallash apo me acid? E para e punës, jam i fundit që i ha këto muhabete. Ata që bërtasin më shumë nuk janë të fortë. Ata janë në minorancë me 99% të tjerë që paguajnë taksat, nuk i bien njeriu më qafë, nuk bllokojnë progresin e qytetit. Pikërisht, ulërasin për t’i hequr frikën vetes, se ata janë frikacakë e minorancë”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku u shpreh se të gjithë ata që do të preken nga rindërtimi, do të marrin edhe bonus qiraje derisa të marrin çelësat e banesave të reja në dorë. “Dy persona të skeduar si “peshkaqen fajdesh”, të cilëve OFL-ja u sekuestroi 18 makina dhe 5 milionë euro asete, thoshin: Ku do rri unë me qira? Qiranë do e paguajë bashkia, ti thjesht mos përdor partinë tënde politike, për të penguar investimet e bashkisë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj shtoi se ajo që ndodhi në Astir është tregues i qartë se në fund të projektit, banorët do dalin më të fituar. “Nëse të gjithë themi që duhet të lirohet trafiku, ku do kalojnë këto rrugë? Te Astiri 3 vite sherr, morën paratë për bukuri, u shpronësuan dhe iu ka dalë më mirë. Kemi shpronësuar disa karabina, që nuk ishin shtëpi. Në një situatë normale, të zaptosh dhe të jesh në aks të rrugës dhe t’i marrësh me vlerë çmimi tregu, për një gjë që ishte karakatinë, kjo nuk ka bërë vaki në ndonjë vend”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së re në zonën e “5 Majit” do të dëmshpërblehen 100% për pronën e tyre. Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.

Etiketat e lidhura

5 Majierion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 15 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 18 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 26 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 31 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.