FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj takon Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach: I lumtur se do të bashkëpunojmë me një qytet dinamik si Tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve.

Kryebashkiaku Veliaj tha se lidhja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është shumë e veçantë, edhe për shkak të shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë sot në Gjermani. Ndërsa, Presidenti Krach u shpreh i lumtur se do të bashkëpunojë me një qytet dinamik si Tirana.

“Shqipëria sot është më moderne, Tirana është më e hapur. Kur jam rritur unë, Gjermania ishte një ëndërr. Kur shikonim Altin Lalën që luante në Hanover, për ne ishte vizatimi i një ëndrre të bukur, që nuk dinim a realizohej. Sot më vjen mirë që takohemi si të barabartë! Jam shume i lumtur që Hanoveri është kthyer në një shtëpi për shumë shqiptarë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Por, duam që edhe ju ta cilësoni Tiranën si një shtëpi tuajën, si mirënjohje që vjen nga zemra jonë për faktin se e keni hapur rajonin e Hanoverit, duke I bërë njerëzit të ndihen si në shtëpinë e tyre, duke i trajtuar si të barabartë, e duke u dhënë mundësi të shkëlqejnë. Prandaj, ju dhuroj ‘Çelësin’ e shtëpisë sonë, i cili është një simbol për miqtë që duan ta gjejnë gjithmonë derën e hapur, siç do ta keni ju dhe skuadra juaj”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Rajonit të Hanover, Steffen Krach nënvizoi se “kjo është vizita jonë e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Jemi të lumtur dhe mezi presim që të bashkëpunojmë me ju, me Tiranën tuaj, që është një qytet dinamik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?