Veliaj: Tirana dhe Kamza, dy motra të pandara në zhvillim
Bashke me Rakip Sulin, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në Bashkinë e Kamzës, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS në Qark, Erion Veliaj, ka takuar socialistë, por edhe banorë që i besuan kësaj force politike në 14 Maj, të cilët i falënderoi për besimin.
“Njerëzit në Kamëz nuk janë bërë detyrimisht socialistë, por kanë logjikë dhe nëse kanë parë që Rakipi ka bërë çerdhe, ku çojnë fëmijë të majtë dhe të djathtë, atëherë na duhen më shumë çerdhe dhe për sa kohë që Rakipi bën çerdhe të mira, na duhet të votojmë Rakipin. Janë thjesht prindër të mirë, që duan më shumë çerdhe, më shumë kopshte si ato që di të bëjë Rakipi dhe Partia Socialiste. Nëse Rakipi provoi që në një mandat bëri një urë, që ne jo të na ndajë lumi, por të na bashkojë, atëherë kur të bëjmë shtatë ura, Tirana dhe Kamza do të jenë dy motra të pandara në zhvillim, në progres, në mirëqenie dhe në të gjithë projektet e bukura që ne kemi”, u shpreh Veliaj.
Por, nga ana tjetër, Veliaj u tha socialistëve se ky nuk është një moment për triumfalizëm, por për të qenë me këmbë në tokë dhe për t’u shërbyer me përulësi të gjithëve, edhe atyre që nuk ia dhanë këtë herë votën Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

