Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:47 Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League Përfundimi i ndeshjeve të Nations League ka sjellë ndryshime në renditjen mujore të FIFA-s, ku Shqipëria dhe Kosova kanë pasur ecuri të ndryshme. Kombëtarja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm

Politikë E mërkurë, 29 Mars 2023 15:39
Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në prezantimin e projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve (BRT), ku ishin të pranishëm ekspertë të transportit nga agjencia gjermane e GIZ-it, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas, si dhe ekspertë të lëvizshmërisë nga Bashkimi Europian, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se Tirana është një qytet që rritet me 20-25 mijë banorë në vit, çka sjell një rritje me 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina.

Ai shtoi se këto numra bëjnë që Tirana përballet me një sfidë për lëvizshmërinë, të cilën po e kalojnë të gjitha qytetet e mëdha, qoftë Athina, Roma apo Milano. “Ndonjëherë bëhemi viktima të suksesit tonë. Po të ishim një qytet i pistë, një qytet pa ekonomi, pa sukses, një qytet pa shpresë, pa rroga të larta, një qytet pa art e pa kulturë, pa vit sporti e pa vit rinie, pa turistë, nuk do t’i kishim këto probleme. Për sa kohë që Tirana është pika kryesore e gravitetit dhe e suksesit në Shqipëri, apo në të gjithë kombin shqiptar dhe në rajon, dhe Tirana rritet me këto ritme, kjo është normale”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shpjegoi njerëzit që lëvizin me makina në Tiranë janë vetëm 24.7% e qytetarëve dhe mbi 51% e qytetarëve ecin. “Ata që lëvizin me makina janë vetëm 24.7%, por duke qenë se makina është mjet më i madh, zë më shumë hapësirë dhe ka bori, kurse një individ nuk mund të bëjë të njëjtën zhurmë, atëherë ne automatikisht i japim më shumë rëndësi një minorancë të zhurmshme dhe jo detyrimisht asaj që, statistikisht është shumica e popullsisë. Pra, mbi 51% e qytetarëve ecin, kurse ata që përdorin autobusin janë 17.45% dhe me biçikletë janë 4.2%”, vijoi ai.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa i përket lëvizshmërisë në qytetin e Tiranës, kreu i Bashkisë tha se trendet kanë ndryshuar dhe se banorët e Tiranës po lëvizin më shumë në këmbë ose me biçikleta apo me autobusë, falë investimeve dhe standardit që ka vendosur ky qytet falë punës nga bashkia.

“Ju kujtohet që në Tiranë, mbrapa qendrës, për të dalë te Hotel Tirana, na duhej të futeshim nga cepi ku ndodhej një lavazh, një tjetër priste xhama, pastaj në një zgëqe tjetër ishte gomisteri dhe vaji i makinave derdhej rrugëve? E kemi harruar se “Unaza e Vogël” nuk ekzistonte fare apo “Sheshi Skënderbej”, ku ti duhet të kërceje si kaproll për të kaluar nga njëra anë e sheshit te tjetra? Sot sheshi është jo vetëm një hapësirë e këndshme, e mbushur me turistë, por dhe një hapësirë për aktivitete të jashtëzakonshme, që më përpara nuk i bënim dot”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Bashkimi Europiankryebashkiaku Erion Veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Para 10 minutash

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga Rusia
Para 11 minutash

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga...

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?
Para 19 minutash

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 29 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 16 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 5 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte
Para 4 orësh

Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.