FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Velipojë, Bushati: Drejtuesit largohen nëse nuk i përgjigjen qytetarit

Në Velipojë u ndal turi i Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrit i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetët e qarkut u ndalen në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.

Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujërave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga banorët u ngritën shqetësime për sa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?