Vendimi i Apelit/ Berisha: Dështoi me bravën, do të ‘ringjallë’ Bashën me vulën

Një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur  Kryesinë  e partisë.  Ai ka thënë se me vendimin e djeshëm u tentua shkërmoqja e PD-së.

Sipas tij  vendimi i Apelit për vulën, përkthehet si dëshmi e tmerrit që ka kapur Ramën.

““E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafian shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një pengpolitik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ku. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën.”, tha Berisha

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?