Vera prish drekën mes dy presidentëve

 

 

Edhe vera e kuqe prish marrëdhëniet mes dy vendeve! Ndodh që edhe një meny të bëhet objekt konflikti mes dy vendeve. Franca dhe Irani janë përplasur për menynë që do të sherbet gjatë një dreke zyrtare.“Daily Mail” raporton se lideri mysliman i Iranit, Hassan Rouhani, ka kërkuar që të shërbehet mish hallall dhe të mos ketë pije alkoolike në tryezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez, Francois Hollande dhe homologu i tij iranian Rouhani do të drekonin bashkë në një tryezë gjatë një vizite shtetërore të këtij të fundit në Parsi, që do të zhvillohej javën e ardhshme.Dreka do të mbahej më 17 nëntor, por u anulua pasi menyja përmbante edhe verë. Situata e nderë u krijua nga njëra anë në emër të fesë dhe nga ana tjetër e laicitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediet raportojnë se delegacioni mik i kishte kërkuar vendit pritës që të mos shërbente verë në tryezë për këtë rast, duke qenë se alkooli bie ndesh me parimet e islamit, në menynë “hallall”.

Kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga autoritetet franceze, të cilat e kanë anuluar drekën e punës, duke refuzuar të “përkulet” para vlerave myslimane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?