FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetingu, Ngjela: Tani fillon shpëtimi i Shqipërisë

Nga Spartak Ngjela/E shpalli Komisioni i Venecias vetingun: “asnjë shkelje kushtetuese. Vetingu është shumë i nevojshëm për Shqipërinë.”

E lajmin e dha Zeri i Amerikes.

Kaq ishte pritja. Tani fillon procedura e shpëtimit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vonesë; gjithmonë vonesa ka pasur populli shqiptar nga qeveritarët e tij. Ky ka qënë fati i keq i tyre: i zgjedhin qeveritarët, dhe ata janë kundër shqiptarëve

Swiss Digital Mobile Reklama

E fundit ishte Gjykata Kushtetuese… Po tani?

U lodhën kot. Korrupsioni e kujtoi angazhimin e politikës amerikane dhe gjermane për Reformën Shqiptare,  një fushatë. Jo, zotërinj! Kjo nuk ka qenë dhe nuk ështe fushatë: është interes i përbashkët shqiptaro-amerikano-gjerman. Vërtet ju shkonte mendja që koshienca antishqiptare brenda Shqipërisë do t’i ndalonte shqiptarët drejt fatit të tyre historik, në një kohë që për këtë arritje kanë me vete dy shtetet më të fuqishëm të qytetërimit perëndimor?

Kundërshtarët prapë “paguan” brenda Shqipërisë, por iu shkoi më kot…

Këto ditë ishte në Shqipëri “për vizitë pune” Dejtori i CIA -s amerikane. Besoj se Nishani ia ka transmetuar Saliut masat që do të marrë Shqipëria kundër presioneve të terrorizmit dhe fqinjëve. Sidoqë Saliu është kundër shqiptarëve ne favor të fqinjëve, madje deri te Himara.

Kujdes Sali, se ka shumë fuqi proshqiptare kjo kohë! Gjithsesi, tani fillon Reforma europiane e Shqipërisë, që shqiptarët të shkëputen përfundimisht nga Lindja, dhe do të shkëputen.

Le të festojnë të gjithë shqiptarët lajmin që iu erdhi sot nga Venecia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?