Vettingu në politikë, Ruçi: Hapat që do ndjekim
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë.
Nga Fieri, ai tha se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Kujtojmë se një ditë më parë, kryedemokrati Basha i bëri thirrje kryeparlamtarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.
“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy javesh nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin, dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin”, tha kryeparlamentari Ruçi.
KOHA JONË SONDAZH

