Vettingu, SHBA: Kemi besim tek Kushtetuesja

Pas Ambasadave të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut.

Ne deklaratë për shtyp thuhet: “Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin”

“Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata mbyllet duke nënvizuar: Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?